Të fundit

Sot zhvillohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Përballjet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës do të zhvillohen sot ku do të mësohen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Kryesuesit aktual të tabelës së Superligës do të takohen me kampionët në fuqi të Kosovës, Prishtinën.

Përballje tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Fituesi i fundit i Kupës së Kosovës, Llapi, do ta pres në shtëpi Gjilanin.

Gjilani është në garë edhe për titullin kampion në Superligën e Kosovës, ku momentalisht ndodhen në pozitën e dytë në tabelë.

Këto dy skuadra u takuan edhe në xhiron e fundit në Superligë duke përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 1:1.

Në orar për ditën e sotme është edhe ndeshja mes Dritës e Ulpianës.

Të tre takimet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ndërsa për nesër është rezervuar takimi mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci