Deputeti i Vetëvendosjes, Burim Meta, thotë se është kundër ligjit që lejon martesat mes gjinive të njëjta, pasi sipas tij, vendi ka shumë probleme të tjera për të diskutuar.
“Sa më përket mua, jam kundër një ligji të tillë, përpos shumë arsyeve, jam kundër sepse në shtetin tonë nuk e kemi luksin të flasim për çështje të tilla, kur varfëria dhe dukuritë tjera janë shumë shqetësuese.
Shto kësaj edhe për moskomunikimin e mjaftueshëm ndërnjerëzor dhe mosmarrjen e imputeve edhe jashtë kësaj shtëpie, klerikët fetarë, profesionistë shëndetësorë, intelektualë, duke pasë parasysh edhe faktin e tolerancës ndër fetare që e kemi jashtëzakonisht prezent”, ka thënë ai.
Kundër miratimit të kësaj pike kanë dalë edhe bashkësitë fetare në Kosovë të cilat janë deklaruar se kjo e shkelë parimin e familjes ashtu siç e parashohin fetë.
