Të fundit

Tahiri: Gazsjellësi amerikan i domosdoshëm për Kosovën

Besnik Tahiri nga AAK-ja së fundmi ka thënë se është më se i nevojshëm gazsjellësi amerikan.

Tahiri duke e arsyetuar këtë i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë vendime, të guximshme për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.

“Gazsjellësi Amerikan i domosdoshëm për Kosovën! Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale”.

“Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë. Tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan, duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat”, ka shkruar Tahiri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci