Të fundit

Arrestohet vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë, i kërkuar nga Interpoli

Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është arrestuar të premten në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Arrestimi është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës, bazuar në një urdhër-arrest të INTERPOL-it, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.

I arrestuari, Tarkan Ozdemir kërkohet nga autoritetet e Moldavisë nën dyshimin për mashtrim, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë Kelani.

Zëdhënësi policor tha se të gjitha veprimet e mëtejme të Policisë së Kosovës do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore.

Orçun Ozdemir, vëllai i Tarkan Ozdemir, është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i Bordit të Bankës “TEB” në Kosovë. Banka “TEB” një hapur në Kosovë më 2007 dhe që atëherë operon në sistemin bankar të vendit. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci