Të fundit

Mehaj takohet me ambasadoren franceze

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur dje në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Sipas një komunikate, ministri Mehaj me Ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajonin tonë.

Gjithashtu ai e ka njoftuar ambasadoren me interesimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Gjithashtu Ministri Mehaj ka ritheksuar synimet e Kosovës për integrime euroatlantike duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës, si vend shumë i rëndësishëm i Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci