Të fundit

A shpenzojnë shumë shqiptarët për Halloween

Prej së paku 10 vitesh në Shqipëri Halloween është shndërruar në një trend, i cili ka anët e tij pozitive për shumë biznese në vend.

Ndër konsumatorët më të shpeshtë të blerjeve të kostumeve, maskave, dekoreve për shtëpi, janë fëmijët. Kjo sepse festimet nxiten nga organizime që në sistemin parashkollor, më tej në shkollë, adoleshentët dhe më tej studentët. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët.

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Tregtarët pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej thuajse 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”.

“Kemi kërkesa”, -pohon një tregtar, i cili thotë që para 5 viteve vetëm në ditët e fundit të tetorit kishte kërkesa, tashmë shtrihet dhe planifikohet që një muaj më parë.

Sipas bizneseve të ndryshme në Tiranë, edhe në vitin pandemik, kërkesat kanë qenë të larta, sidomos për dekoret e shtëpive.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci