Të fundit

Bujar Qamili rrëfen se si ishte tradhtuar nga e dashura

Këngëtari i njohur Bujar Qamili njihet për këngët e tija të zhanrit popullor.

Së fundmi këngëtari i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka rrëfyer histori nga jeta e tij personale.

Ai kujtoi një moment shumë të hidhur të jetës së tij – përkatësisht zhgënjimit që kishte përjetuar pas zbulimit të tradhtisë nga e dashura e tij.

“Kam pasur dikur një të dashur, dhe e pash me dikë tjetër. Më zhgënjeu. Kam thënë: ‘Si e bëri kjo këtë punë’”, ka thënë këngëtari shkodran.

I pyetur nëse vendosi të ballafaqohej me të pas kësaj ngjarje, Bujari tha se kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

“Jo, nuk shkova aty. Më pa që e pash, thash: ‘Kurrë nuk ma kishte marr mendja që ndodhin gjëra të tilla, por ja që ndodhkan”, tha këngëtari.

Bujar Qamili njihet edhe për bashkëpunimin e tij me këngëtaren dhe moderatoren Luana Vjollca, këngë e cila titullohet “M’i dhe flakë mallit tim”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci