Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Taulanti ndau disa foto në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku shihet përkrah bashkëshortes së tij, Arbnora Nuredin-Xhaka dhe djalit të tyre, Klevisit.
Krah postimit futbollisti ka shkruar se:
“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha juaj, vëmendja juaj, dashuria juaj dhe një mrekulli të re.”
Veshur me të bardha, çifti bashkë me djalin tjetër në krah, i dhuruan ndjekësve lajmin e bukur.
Ndërkohë, të shumta ishin urime nga ana e miqve dhe fansave të tij në koment.
View this post on Instagram
