Të fundit

Vaksina-Fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit

Leksikografët e fjalorit anglez të Oksfordit kanë shpallur ‘’Vaksinën’’ si fjalën më të përdorur përgjatë këtij viti.

Ndërkaq, mediet ndërkombëtare kanë vënë në pah se fjalët e tjera që lidheshin me vaksinën janë përdor shumë më shumë gjatë këtij viti si pasojë e pandemisë Covid-19, duke përfshirë kështu shprehjet si ‘’vaksinim i plotë’’, ‘’i/e pavaksinuar’’ si dhe ‘’fushatë kundër vaksinimit’’.

Në një konferencë për media, redaktorja e lartë në Oksfor, Fiona McPherson ka potencuar se fjala vaksinë ka qenë përzgjedhje e qartë për shkak të ndikimit të madh që ka pasur. Ndërsa, sipas raportit të kësaj organizate, fjala ‘’vaksinë’’ për herë të parë është regjistruar në vitin 1799, kurse fjala ‘’vaksinohu’’ një vit më vonë (1800).

Vlen të theksohet se fjala ‘’vaksinë’’ rrjedh nga fjala latine ‘’Vacca’’ që do të thotë lopë dhe lidhet me punën e shkencëtarit Edward Jenner për vaksinimin kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci