Të fundit

KSHZMV konfirmon fitoren e VMRO DPMNE

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut ka publikuar rezultatet e para preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë vend, sipas të cilit del fituese partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE.

Sipas KSHZMV, kjo parti ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh. VMRO DPMNE-ja ka fituar thuajse të gjitha qytetet e mëdha si Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë, ndërsa në Shkup ka fituat kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.

LSDM-ja, sipas të dhënave të para të KSHZ-së, ka fituar në shtatë komuna kryesisht të vogla.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar, gjithashtu, shtatë komuna, përfshirë tri më të mëdha si Strugën, Kërçovën dhe Çairin. Lëvizja Besa ka fituar në dy komuna, përfshirë edhe Tetovën që është komuna më e madhe e banuar me shqiptarë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e ka fituar Gostivarin. Ndërsa, rund të ri zgjedhjesh, sipas KSHZ-së, do të ketë për qytetin e Dibrës, ndërmjet kandidatëve të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Sipas rezultateve, në dy rundet zgjedhore, VMRO DPMNE-aj ka fituar 41 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal. LSDM-ja ka fituar 16 komuna, BDI-ja dhjetë komuna, Lëvizja BESA dy komuna, Aleanca për Shqiptarët gjithashtu dy komuna, ndërsa partitë tjera nga një komunë.

Para publikimit të rezultateve, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtimi i partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), duke marrë gjithë përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor dhe në balotazhin e mbajtur më 31 tetor.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se “zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike.

“Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI-aj ka fituar Strugën, Kërçovës, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lëvizja Besa e ka shpallur fitoren në Tetovë, ku sipas Arjanit Hoxhës nga kjo parti, kryetar i ri i komunës do të jetë Bilall Kasami, i cili, siç ka thënë ai, ka fituar bindshëm kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi.

“Lodhja e tetovarëve nga qeverisja katastrofale tetëvjeçare e BDI-së, ka bërë që fitorja jonë dhe oferta për një Tetovë ndryshe, të jetë arsyeja e fitores tonë”, ka deklaruar Hoxha.

Kjo parti ka fituar edhe në komunën e Zhelinës, një komunë rurale kjo në rajonin e Tetovës./REL.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci