Paris Saint-Germain ka mohuar se po shqyrtonë mundësinë e largimit të Sergio Ramos.
Tani më shumë se tre muaj prej fillimit te sezonit, Ramos ende nuk ka luajtur për shkak të lëndimit dhe kjo ka bërë që mediat franceze të pretendojnë se kontrata e tij mund të anulohet.
Raportimi erdhi nga Le Parisien, i cili sygjeroi që PSG mund të kërkonte një marrëveshje me Ramos për t’i dhënë fund kontratës për shkak të mungesës së veprimit të tij.
Por shefi i PSG-së, Leonardo, tha se nuk ka asgjë nga kjo, duke pretenduar se gjithçka është ashtu siç pritej.
“Ne e dimë se Ramos ka pasur një lëndim, ne e dimë se çfarë po ndodh këtu.”
tha drejtori i PSG-së gjatë fundjavës.
Sergio Ramos ka një kontratë dy vjeqare me PSG për një shumë prej 15 milionë eurove në vit.
