Të fundit

Krasniqi: Kosova nuk ka politikë të jashtme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerëson se mungesa e skandaleve korruptive të Qeverisë Kurti nuk nënkupton se ekzekutivi ka punuar.

“Mungesa e skandaleve nuk do të thotë se kanë punuar mirë, sepse më së lehti është të rrish. Kur rri nuk bën gabime. Nuk kanë lëvizur nga vendi”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi në Rubikon ka thënë se situata nuk është aspak mirë në diplomaci.

“Politikë të jashtme nuk kemi. Nuk e them për kritikë por e them me dhimbje. Gjashtë muaj ambasadat kanë qëndruar pa ambasadorë. Asnjë njohje qe një vit. Një herë në vit dikush të ka njohur, këta bile një njohje ta sillnin. Këta nuk kanë qenë të interesuar as njohjen e Greqisë ta marrin”.

“Nuk kemi politikë të jashtme. Gjashtë muaj e ka lanë Amerikën, Francën, Anglinë… shumicën e vendeve të Qunit pa amsabadorë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci