Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, ka thënë se përzgjedhja e Kryeprokurorit të Kosovës është përzgjedhja më e rëndësishmja për Kosovën.
“Besoj që pas 14 shkurtit 2021, kjo është përzgjedhja më e rëndësishme në Kosovë. Më e rëndësishme është zgjedhja e Kryeprokurorit se ajo kryeministrit”, ka thënë Kurti, shkruan lajmi.net.
Tutje, Kurti ka shtuar se zgjedhja e tij për shtetin e së drejtës është më pak e rëndësishme se ajo e Kryeprokurorit.
“Zgjidhja ime si kryeministër, për shtetin e së drejtës për të ardhmen është më pak e rëndësishme se kush do të bëhet Kryeprokuror i Kosovës.”
Kryeministri i vendit ka vazhduar duke thënë se është jetike për të ardhmen e vendit se kush do të marrë pozitën e Kryeprokurorit.
“Është jetike, vendimtare për të ardhmen e vendit tonë se kush do të jetë kryeprokuror i Kosovës.”
Ai ka shtuar se pa e pasur një Kryeprokuror/e i cili e kupton se e ardhmja e vendit varet nga drejtësia atëherë gjithçka tjetër është e brishtë.
“Pa e pasur një kryeprokuror/e i cili e kupton që e ardhmja e Kosovës varet nga drejtësia, atëherë gjithçka tjetër do të jete e brishtë. Unë nuk jam as me pozitë dhe as me dëshirë për të përzgjedhur dikë, vetëm po themë se është jetike për ne se kush bëhet Kryeprokuror.”
