Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave edhe në tetë qytete tjera për ndeshjen miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës ndaj Burkina Faso.
Pas dështimit të shitjes së biletave përmes sistemit online, FFK vendosi që shitjen e biletave ta bëjë në mënyrë më të thjeshtë. Fillimisht biletat filluan të shiten dje në Prishtinë, ndërsa shitja sot do të bëhet edhe në tetë qytete tjera.
Çmimet e biletave variojnë nga 5 deri në 80 euro për një biletë VIP.
Miqësorja mes Kosovës dhe Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
