Pas problemeve me klubin e Chelseat, miliarderi rus, Roman Abramovich është duke menduar blerjen e klubit turk, Goztepe.
Sipas mediumit “Fanatik”, negociatat mes presidentit ende në largim të klubit Mehmet Sepil dhe përfaqësuesit Roman Abramovich kanë filluar tashmë dhe se kanë rënë në kontakt përmes biznesmenëve turq.
Përfaqësuesit e të dyja palëve kanë bërë një vlerësim për vlerën e tregut dhe se Sepil ka shkuar dje në Ankara për të bërë kërkime shtesë për këtë çështje.
Thuhet se përfaqësuesit e Abramoviqit, biznesmeni sekret përmes të cilit kanë hyrë në komunikim dhe Sepil me bashkëpunëtorët e tij do të takohen në ditët në vijim, pas së cilës do të dihet edhe fati i këtij klubi.
