Të fundit

Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Albright

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Madeleine Albright.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se “Heroina jonë Albright, ishte figura qendrore në administratën Clinton, e cila nxiti aleancën e NATO-s të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të ushtruar nga regimi dhe forcat kriminale serbe, ndaj popullit tone”.

Tutje ai ka thënë se Albright gjithë jetën e saj mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

“Pusho e qetë simboli ynë i Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë.

Emri, jeta dhe vepra jote mbeten gjithmonë të skalitura në zemrat, shprtitërat e mendjet e të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë liridashës të Kosovës”, ka shkruar tutje Mehaj në Facebook.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e tij të dytë.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci