Të fundit

Autobusi godet këmbësorin në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku një autobus urban ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetil.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo për Paparacin.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci