Keisi Medini arrin të tërheqë vëmendjen me imazhet që i publikon në rrjetet sociale duke vënë në pah bukurinë e saj.
Modelja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 260 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa fotografitë e saj marrin dhjetëra mijëra pëlqime.
Në një Q&A të bërë në Instagram njëri nga ndjekësit e ka pyetur se ku i ka bërë buzët.
Këngëtarja ka postuar një fotografi nga fëmijëria e saj me mbishkrimin “Te barku i mamushit” duke i treguar ndjekësve se nuk i ka të bëra buzët.

Ndryshe, Keisi Medini është vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, ndërsa edhe ajo ka vendosur të ndërtojë karrierë në muzikë.
