Të fundit

Dezinformatat në Ukranë – Kina mohon pretendimet për ndihmën ndaj Rusisë

Kina ka hedhur poshtë akuzat për ndihmën e Rusisë në përhapjen e dezinformatave në Ukrainë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Duke folur në një konferencë ditore, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin tha se Kina kishte vepruar në “një mënyrë objektive dhe të drejtë” që nga 24 shkurti.

Ai vazhdoi të pretendonte se komuniteti ndërkombëtar kishte “shqetësime të rënda” në lidhje me laboratorët biologjikë amerikanë në Ukrainë.

Wenbin tha: “Akuzimi i Kinës për përhapjen e dezinformatave në Ukrainë është dezinformatë në vetvete.”

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kina ka vazhduar të mbajë pozicionin e saj neutral.

Më herët sot, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës që të përdorë “ndikimin e saj të rëndësishëm” mbi Rusinë për të bërë presion për një zgjidhje të menjëhershme paqësore të krizës.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e aleancës, përfshirë Boris Johnson, i kërkuan gjithashtu Kinës që të “ndalojë së përforcuari narrativat e rreme të Kremlinit” për luftën dhe NATO-n.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci