Të fundit

Kurti thotë se nuk janë 60 mijë veteranë

Kryeministri Kurti ka folur rreth pagës minimale që është në proces e sipër, ku si duket nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta.

Kurti ka deklaruar se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aq sa janë të regjistruar nëpër evidenca.

Sipas tij më së shumti janë 20 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie.

Ai ka shtuar se duhet të gjenden mënyrat që të mënjanohen “deformimet” në këto evidenca.

“Veteranët e luftës meritojnë më shumë sesa paga minimale. Por edhe duhet t’i bëjmë evidencat e sakta, nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten, s’mund të më gënjejë mua. Maksimalisht janë 20 mijë. Duhet t’i gjejmë mënyrat sesi t’i largojmë këto deformime”, ka thënë ai në KTV.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci