Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë nisur drejt veriut të Kosovës.
Portali lokal nga veriu i Kosovës, Kosovo-Online ka publikuar një video të kolonës së automjeteve të njësiteve speciale policore të Kosovës që udhëtojnë në drejtim të veriut, transmeton Paparaci.
Policia e Kosovës ka thënë sot se lëvizjet e njësiteve të saj “janë të zakonshme”.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Raportimet për nisjen e Njësisë Speciale në veri, reagon Policia
Lidhur me raportimet se Njësitet Speciale janë nisur drejt veriut të Kosovës, Policia e Kosovës ka njoftuar se është lëvizje e zakonshme dhe nuk ndërlidhet me ndonjë aktivitet të caktuar.
“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Kelani ka thënë për Paparacin se për çdo aktivitet polica do të njoftojë opinionin dhe mediat.
“Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë ai.
Njësitet speciale nisen drejt veriut të Kosovës, raportojnë mediat
(09: 40) – Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke u nisur nga kampi “Vrella”.
Dukagjini po raporton se ata janë nisur për në Mitrovicë.
Paparaci ka pyetur Policinë e Kosovës për të marrë konfirmimin, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje nga ta.
Gjatë të mërkurës vet kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se ka informata se do të organizohen protesta nga serbët e Kosovës.
Kurti thotë se të premten mund të ketë protesta të serbëve në Kosovë
Kurti ka thënë se këto protesta janë paralajmëruar por që sipas tij këto protesta janë të panevojshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, kanë reaguar pas suspendimit të gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq u shpreh se me vendimin e shefit të Qeverisë së Kosovës, Kurti synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.
