Ministri I Mbrojtjes së Kosovës, Armend mehaj në konferencë për media ka prezantuar punën një vjeçare të ministrisë që ai e drejton.
Ai pati një paralajmërim për mediat vendore që të mos bien pre e reagimeve dhe mediave të Beogradit e Kremlinit pasi ato shumica janë lajme të rreme.
“Reagimet që shihen nëpër media se çka po ndodh atje reflekton në psikiken e popullit , nuk është e largët koha e asaj se çka ka bërë Sllobodan Millosheviqi. Është mirë të mbajmë gjakftohtësinë mos me ra pre e lajmeve të rreme, ju kisha lut që të mos bini pre e lajmeve të rreme, sepse këtu ka qëllime edhe Serbia edhe Rusia për destabilizim edhe në Kosovë edhe në rajon”, ka thënë Mehaj.
Mehaj ka lutur mediat që të kenë kujdes në raportim pasi me lajme të rrema nga propaganda ruse e serbe mund të cenohet siguria në Kosovë.
“Institucionet e Kosovës janë të sigurta dhe kanë kontrollin. Mediat janë të pavarura por është mirë që të mo0s bien pre e lajmeve të rreme pasi cenohet siguria”, u shpreh tutje Mehaj.
