Të fundit

FFK shpërndan katapultat për klubet e Superligës

Federata e Futbollit e Kosovës tash e një kohë e ka filluar procesin e digjitalizimit, derisa nga sot ka nisur edhe projekti për digjitalizimin e klubeve.

Presidenti Agim Ademi sot  e ka vizituar KF Drita në seancën stërvitore, me ç’rast është bërë edhe dorëzimi i pakos së katapultave, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo pajisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet softuerit përcillet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.

Presidenti Ademi gjatë kësaj vizite, para futbollistëve dhe stafit të KF Drita, theksoi rëndësinë që FFK është duke i dhënë përmirësimit të kushteve për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Ai theksoi se FFK është duke punuar në strategjinë afatgjate dhe në kuadër të procesit të digjitalizimit ka vendosur t’i ndihmojë edhe klubet me projektin e katapultave.

“Ky është një projekt mjaft i kushtueshëm, por duke ditur vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet kemi dashur që t’i ndihmojë ato me këtë projekt, që ndihmon pikësëpari futbollistët në përmirësimin e tyre profesional. Po ashtu, këto pajisje ofrojnë shumë mundësi për stafin e trajnerëve për të ndjekur në mënyrë sa më profesionale punën e secilit futbollist dhe njëherësh në aspektin e përgjithshëm ndihmon edhe në rritjen e cilësisë së ligës”, ka thënë presidenti Ademi.

Ndërkaq, në emër të klubit presidentin Ademi e ka falënderuar drejtori Feti Murseli për këtë projekt dhe për ndihmën që FFK po i jep klubeve në të gjitha aspektet. Ai ka thënë se klub e kanë pasur në agjendë blerjen e këtyre pajisjeve, por kur do të arrinin ta realizonim këtë nuk dihej, ngase janë pajisje mjaft të kushtueshme.

Shpërndarja e katapultave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për klubet e tjera të Superligës. Sistemi i tillë GPS përdoret vetëm në vendet më të zhvilluara, teksa Kosova bëhet ndër vendet e para në Ballkan që fillon me përdorimin e këtij sistemi nga të gjitha klubet e elitës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci