Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi, në Bruksel.
Lajmin e bëri të ditur vet Lajçak në një postim në Twitter, teksa ka publikuar edhe një fotografi me kryenegociatorin kosovar.
“Faleminderit zëvendës-kryeministrit të Parë të Kosovës @BislimiBesnik për ardhjen sot në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, shkroi Lajcak.
Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022
