Është shkatërruar njëri nga muzeve më të mëdha kompjuterike i cili është në pronësi të një biznesmeni. Arsyeja e këtij shkatërrimi janë sulmet ruse.
Bëhet fjalë për muzeun Club 8-bit, që u shkatërrua gjatë sulmeve në Mariupol. Këtë e ka konfirmuar pronari i muzeut Dmitri Cherepanov.
“Bëhet fjalë për sistemin kompjuterik në Mariupol, që më nuk ekziston. Gjithçka që ka mbetur nga ky koleksion që e kam mbledhur për 15 vite janë fragmente nga kujtimet”, ka shkruar në Facebook Cherpanov.
Atij i është dashur shumë punë e vite që të mbledhë dhe restauroj shumë kompjuterë që kanë qenë të ekspozuar në muzeun Club 8-bit.
Ajo çfarë është e veçantë për këtë muze, është fakti se ka dokumentuar historinë e përbashkët të dy popujve – pra të rusëve dhe ukrainasve.
Për fat të mirë vetë pronari i muzeut i ka mbijetuar sulmeve ruse – por jo sikur shumë banorë të Mariupolit që kanë humbur më të dashurit e tyre.
