Të fundit

Koreografi shqiptar, i pari pjesëtar i jurisë së World Of Dance

World Of Dance është një event i cili do të mbahet më 27 nëntor 2021 në Sofia të Bullgarisë.  Kërcimtari dhe koreografi Andi Murra nga Shqipëria do të jetë një nga anëtarët e jurisë së World Of Dance Bulgaria.

Një sukses i tillë vjen pas shumë arritjesh të Murrës në industrinë e kërcimit.

“Historike! Për herë të parë, i vetmi shqiptar që bëhet juri e @worldofdance… Do jem juri në WOD Bullgaria. Faleminderit Zotit që çdo punë imja e palodhur po shpërblehet dita-ditës. Çdo ditë duke nxjerrë talente, çdo ditë duke menduar për të ardhmen e kërcimtarëve në Shqipëri, çdo ditë duke punësuar e duke krijuar mundësi për këdo. Kam punuar me shpirt që Shqipëria të ketë një nivel tjetër dhe nga Shqipëria të përfaqësohemi në botë, siç po ndodh tani. Pa fjalë! Faleminderit të gjithëve,” –ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Andi Murra ka bashkëpunuar me artistë të njohur në Shqipëri, por edhe me emra ndërkombëtarë, si Adam Clay, Lil Jon, Tuss etj.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci