Të fundit

Çka po përpiqet ta sqarojë Rama Leonardo DiCaprio-n?

Në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26 që po mbahet në Skoci, kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me aktorin e famshëm Leonardo Di Caprio.

Në një status në Instagram, Rama bashkangjitur fotos me aktorin, ku ky i fundit është i ulur ndërkohë që kreu i qeverisë shqipare flet, shkruan: “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës!”.

Foto që bën pak habi, duke ditur që Di Caprio e ka mbrojtur botërisht mos prekjen e lumit Vjosa.

Madje ai ka këmbëngulur që ajo të shpallet Park Kombëtar dhe aty të mos ndërtohen hidrocentrale, të cilat nuk mund të bëhen pa konfirmimin e Ramës.

Siç shihet, Rama i ka shkuar në tavolinë aktorit, dhe ka përfituar nga rasti edhe për të shkrepur një foto me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci