Të fundit

Thellohet skandali i nepotizmit – 40 të punësuarit deklarohen se kanë familjarë në KEK

Skandali i konkursit të KEK-ut, që ishte përcjellë me punësime familjare dhe partiake është thelluar edhe më shumë. Hulumtimi i Paparacit vë në pah se 120 të punësuarit nga 128 sa janë pranuar gjithsej, në Korporatën Energjetike të Kosovës, janë të afërt me partinë në pushtet: Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, 40 për tyre kanë deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në këtë institucion.

Besfort Veseli

Në konkursin e KEK-ut, që ishte hapur në nëntorin e 2021-ës, kishin aplikuar plotë 4 mijë e 668 persona. Vetëm 128 ishin pranuar në pozitat përkatëse që u kërkua.

Deri këtu gjithçka është në rregull. Problemi qëndron se 120 personat që u punësuan në këtë korporatë, kanë lidhje të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Paparaci.

Kjo tregon haptazi, ndikimin e funksionarëve të kësaj partie, që t’i punësojë militantët e saj në forma dhe pozita të ndryshme.

Sipas hulumtimit të Paparacit, përveç lidhjeve të këtyre personave me njerëzit e pushtetit, edhe 40 të tjerë kanë deklaruar në mënyrë të hapur se kanë familjarë të punësuar në KEK.

Mediumi online Paparaci ka mësuar emrat e të punësuarve që me dëshirën e tyre kanë rrëfyer një gjë të tillë.

12 manipuluesit e shiritave transportues në KEK si: Agron Mustafa, Argjen Greiqevci, Armend Preniqi, Alban Ahmeti, Besim Vershevci, Daim Mehmeti, Donard Hoxha, Fadil Berisha, Fitim Graiqevci, Florent Berisha, Florim Terholli, Jeton Pllana, bashkë me dy zjarrfikësit e pranuar, Fitim Musliu e Albinot Berbatovci, u treguan eprorëve se nuk do të jenë të vetmit në familjet e tyre që marrin paga nga buxheti i shtetit.

Kështu vepruan edhe inxhinierët: Gani Zeqiri, Bamir Shala, Fjolla Nasufi, së bashku me dy teknikët e kimisë, Elhad Mustafa dhe Leonor Pllana.

Listët i shtohen edhe teknikët e energjetikës dhe të makinerisë. 16 punëtorët që u pranuan për këto dy pozita vepruan njëjtë.

Burimet e Paparacit bëjnë të ditur që këta nëpunës në mënyrë dëshirore deklaruan, pa frikë, se kanë anëtarë të punësuar.

Flamur Krasniqi, Qlirim Gërguri, Blendi Hashani, Leotrim Shala, Liridon Hashani, Arben Ahmeti, Fitim Berisha, Fitim Morina, Dardan Morina, Leon Berbatovci, Arsim Sadiku, Alban Gjakolli, Mentor Klinaku, Florent Pacolli, Vullnet Dragusha, Valmir Svirca, Leotrim Latifi, Ylber Raqi, Ermal Berisha, Endrit Paloji, Fatlum Dabinovci, kanë të përbashkët deklaratën e lartcekur, shkruan Paparaci.

Në pyetjet që janë përballur ata në intervistën e punës, të njëjtit janë shprehur se anëtarët e familjeve të tyre, duke filluar nga nëna, babai, motra, vëllai e deri te të tjerët, i kanë të “rehatuar” në KEK.

Pos militantëve të punësuar, përfitues të mëdhenj janë familjarë të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit. Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, shumica janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet.

Por, shkeljet më të rënda janë kryer nga anëtarët e komisionit vlerësues. Ata janë kujdesur që fillimisht të pranojnë në punë familjarë të tyre të rrethit të parë. Në të dytin kanë pranuar në punë militantë të Vetëvendosjes, raporton Paparaci.

Po kaq të kujdesshëm kanë qenë për të eliminuar nga gara ata që nuk janë familjarë të tyre dhe përkrahës të partisë në pushtet.

Mes njerëzve që kanë punësuar familjar është edhe njeriu që do të duhej t’i ndalonte këto punësime nepotiste dhe kriminale. Ai është zyrtari kryesor i Auditimit të Brendshëm në KEK, Ismet Vrapçanani, shkruan Paparaci.

Ky zyrtar është kujdesur që në konkursin e fundit në KEK, ta punësojë djalin e tij Nolin. Ky i punësuar është renditur me numër 17 në listën e të punësuarve.

Duke keqpërdorur pozitën zyrtare, Vrapçani, ka shpërblyer të birin me një vend pune të sigurt në kompaninë që aksionar ka Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Veprimi i tij bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës.

Në një hetim penal të mirëfilltë, ai do të mund të përfundonte në burg për një kohë të gjatë.

Mirëpo, shkeljet ligjore nuk përfundojnë këtu. Për më keq komprometohet i gjithë procesi.

Shkelje të rënda janë bërë nga vetë anëtarët e komisionet të pranimit.

Yll Shala, një anëtar dhe aktivist i devotshëm i VV-së, që është inxhinierë në Termocentralin Kosova B ka qenë kryetar i komisionit të pranimit të një pjese të punëtorëve. Ai, ka pranuar një punë vëllanë e tij, Leotrim Shala të cilin e ka renditur të parin në listën e të punësuarve, shkruan Paparaci.com

Duke ndjekur shembullin e Yll Shalës, anëtari tjetër i Komisionit dhe aktivist i devotshëm i VV-së, Tahir Musliu, po ashtu ka punësuar djalin e tij, Fitim Musliun.

Edhe Zymer Morina, një anëtar i devotshëm i VV-së dhe anëtar i komisionit për pranimin e punëtorëve nuk ka shkuar shumë larg. Është kujdesur që t’i bëjë një vend pune djalit të tij, Fidan Morina.

Këta anëtarë të komisioneve, përveç shkeljeve etike dhe profesionale, si dhe konfliktit të pastër të interesit, kanë bërë edhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, që është e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shkeljet nuk mbarojnë me kaq.

Idriz Berbatovci, përveç që ka të punësuar gruan në KEK, dhe djalin e tij, Gëzim Berbatovci, tash ka punësuar edhe djalin tjetër Albinotin.

E gjithë kjo është mundësuar pasi që djali i parë i punësuar në KEK, Gëzimi punon në zyrën ligjore.

Po ashtu në listën e të punësuarve teknik të makinerisë gjendet edhe Fatlum Podvorica, i afërm i Milot Podvoricës, u.d. të Drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.

Shkeljet nuk kanë të ndalur më kaq.

Gani Pacolli, zyrtar në Burime Njerëzore në KEK, i cili pos tjerash përpilon kontratat e të punësuarve, ka punësuar djalin e tij, Florentin.

Fatbardh Dabinovci, i cili më herët ka qenë duke punuar në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, për shkak të shoqërisë së ngushtë me Milot Podvoricën, është transferuar në Qendër në KEK në ndërtesën e Toskanës. Tashmë ai është bërë një nga faktorët e rëndësishëm të punësimit të militantëve të VV-së në KEK.

Është kujdesur ta punësojë edhe vëllain e tij, Fatlumin.

Gjithashtu, Remzi Selimi, anëtari i VV që punon në qendrën e trajnimit në KEK, ka punësuar mikun e tij në punë, Bekim Baliun, i cili pos tjerash nuk i plotëson as kushtet e konkursit.

Burimet e Paparacit bëjnë me dije se Baliu është i diplomuar për përpunim të metaleve dhe nuk ka pasur të drejtë të konkurrojë në drejtimin e Teknik i Makinerisë. Por, këtë e kanë mundësuar burimet njerëzore në KEK.

Keq me punësime nuk ka mbetur as kandidati i VV-së në zgjedhjet e fundit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi. Pas humbjes, ai është bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. Vendin e tij e ka liruar Alban Hyseni, i cili u zgjodh kryetar i Gjilanit.

Thaçi, kryetar i LVV në Obiliq, ka punësuar në KEK nipin e tij, Valon Gashi. Po ashtu, ai nuk e ka lënë keq as shokun e tij nga fëmijëria Florent Berishën.

Ndikimi i deputetit Thaçi shihet edhe në punësimin e militantit të VV, Florim Tërholli.

Ndërmarrja Publike e KEK-ut, ka pasur edhe më herët punësime familjare, por kurrë në këtë nivel. Tashmë, njerëzit e Vetëvendosjes pos militantëve po punësojnë familjarët e tyre. Krejtësisht në mënyrë të hapur. Në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.

Ndërkohë, shumë kandidatë që kanë pasur nga 80 pikë deri 100 pikë, nuk janë pranuar në punë me arsyetimin se gjatë intervistës verbale kanë dështuar.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci