Fifi dhe Graniti u deklaruan se do të jenë shokë, por këngëtarja duket se nuk e ka ndërmend ta lë të qetë ish-futbollistin.
Këngëtarja nis e shfaq xhelozinë e saj sapo e sheh se Graniti po shoqërohet me njërën nga vajzat e “Big Brother VIP”.
Një skenë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Fifi ia tërheq vëmendjen Granitit para syve të Beatrix Ramosaj.
“Ta këpus qafën si knusi”, kështu u shpreh Fifi, ndërsa Graniti tha se kjo i bie si “me të rreh, e mos me të lënë me qajt”
Kujtojmë se Graniti gjatë kësaj javë, në një bisedë me banorët, shprehu dëshirën që Big Brother t’ia sillte ish të dashurën.
