Të fundit

“Zgjedhja e tij tregon se shteti është i kapur”, deputeti i VV-së sulmon kryeprokurorin Isufaj

Deputeti i Lëvizjen Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka sulmuar kreun e SBAShK-ut e të FFK-së, Rrahman Jashari, respektivisht Agim Ademi, si dhe kryeprokurorin Blerim Isufaj.

Rrustemi, në një postim në Facebook, tha se këta persona që ushtrojnë funksionet e tyre, tregojnë se ende është i kapur shteti i Kosovës.

“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë”, shkroi ai.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot votoi unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja.

Megjithatë, disa organizata të  shoqërisë civile kanë rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri. Madje, tri prej tyre po kërkojnë nga Vjosa Osmani, që mos ta dekretojë Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Ende nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ndonëse ekzistojnë përpjekje të ndryshme, si kjo e deputetit Rrustemi, që Isufaj mos të zgjedhet kryeprokuror i Shtetit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci