Të fundit

Spotify zgjeron përdorimin e AI me një asistent muzikor interaktiv

📖 Ky artikull lexohet për 1 min🔊 ose dëgjoje me zë

Spotify ka ndërmarrë një hap të ri në integrimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në përvojën e dëgjimit. Kompania njoftoi se përdoruesit e shërbimit Premium tani do të kenë mundësi të zhvillojnë biseda interaktive me aplikacionin për të zgjedhur muzikën ose përmbajtjet e tjera audio që dëshirojnë të dëgjojnë.

Ai mund të përdoret në pajisjet me sistemet operative iOS dhe Android nga përdoruesit e moshës 18 vjeç e lart, ndërsa gjuha e mbështetur për momentin është anglishtja. Spotify ka bërë të ditur se, duke qenë një version beta, shërbimi mund të mos funksionojë gjithmonë në mënyrë të përsosur, por reagimet e përdoruesve do të shërbejnë për përmirësimin e produktit.

Ky funksion është aktualisht në fazë beta dhe është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Irlandë dhe Suedi.

Për sa i përket teknologjisë së përdorur, Spotify konfirmoi për TechCrunch se asistenti mbështetet në një kombinim të teknologjisë së vet të inteligjencës artificiale dhe modeleve nga ofrues të ndryshëm, varësisht nga detyra specifike. Ky funksion zgjeron mundësitë e ndërveprimit përtej përvojës së mëparshme të “AI DJ”, duke lejuar përdoruesit të komunikojnë me aplikacionin përmes shkrimit ose të folurit në ekranet “Home” dhe “Now Playing”.

Përmes këtij asistenti, përdoruesit mund të kërkojnë sugjerime për artistë të rinj, të pyesin për historikun e dëgjimit, datat e publikimit të albumeve ose frymëzimin pas një kënge të caktuar.

Gjithashtu, përdoruesit mund të japin komanda për të ruajtur këngë, për t’i shtuar ato në listën e pritjes ose për të ndjekur artistë të ndryshëm.

Ky zhvillim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Spotify për të përdorur inteligjencën artificiale në ndërveprimin me katalogun e gjerë të muzikës, podkasteve dhe librave audio. Funksioni është duke u shpërndarë aktualisht për përdoruesit në tregjet e përmendura.

Burimi: techcrunch.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci