Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së një ministreje të Qeverisë së Serbisë, e cila tha se Serbia është dashur ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998.
Çitaku tha se kjo dëshmon se problemi nuk i përket vetëm së kaluarës, por se ideologjia që, sipas saj, prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive, ende nuk është mposhtur.
