Të fundit

Një video-lojë për Jennifer Lopez

Emri i Jennifer Lopez është komentuar shumë kohët e fundit. Ribashkimi i saj me Ben Affleck ka bërë që të tërheqë vëmendjen e mediave botërore. Ndërsa shijon lidhjen e saj, ajo nuk ka lënë pas dore detyrimet profesionale.

Lopez lancoi koleksionin e saj të këpucëve dhe si pjesë e fushatës promovuese lëshoi dhe një video lojë, të quajtur Hit Play.

Loja zgjat pesë minuta dhe protagonisti vrapon në rrugët e New York, Los Angeles dhe Miami, ku duhet të mbledhë sa më shumë pikë të jetë e mundur duke vrapuar me këpucët e tyre rozë.

“Kam krijuar këtë koleksion për çdo grua për çdo rast. Mezi pres që të gjithë ne të kërcejmë, të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe miqtë tanë dhe më e rëndësishmja të luajmë. Unë gjithashtu doja të sillja një element shtesë argëtues me lojën Hit Play.”, tha këngëtarja.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci