Të fundit

Gazetari italian i Shtëpisë së Bardhë gjendet i vdekur në SHBA

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare gazetari italian Daniele Kompatanxhelo, korrespondent në Shtëpinë e Bardhë. Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Washington.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një problemi shëndetësor dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Kompatanxhelo ishte një nga gazetarët italianë më të njohur në SHBA, duke raportuar për disa media.

Ai kishte një karrierë mbi 25-vjeçare dhe së fundmi ishte zgjedhur president i Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm pak javë më parë ai realizoi një intervistë ekskluzive me presidentin amerikan Donald Trump, e cila tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, si dhe zbuloi grindjen mes liderit të SHBA dhe kryeministres italiane, Meloni.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci