Vetura me të cilin po udhëtonte 24-vjeçarja Rea Raka, e cila humbi tragjikisht jetën të martën, u përplas në murin mbrojtës të një nënkalimi në fshatin Komoran, tregojnë pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.
Tre persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me 24-vjeçaren, pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, ndonëse nuk tregojnë qartësisht momentin e aksidentit, japin detaje për lëvizjet e automjetit deri te përplasja. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura godet murin mbrojtës të nënkalimit.
Pamjet mund t’i shihni në këtë link: VIDEO
Pamje të tjera të pas aksidentit, të publikuara nga Radio Televizioni i Kosovës, tregojnë dëmtime të rënda në pjesën e përparme të veturës.
Lexo edhe:
E rëndë: 24-vjeçarja humb jetën në aksident, ishte vajza e një doktori të QKUK-së
