Të fundit

Dodik shpërthen në të shara pas takimit me Escobar

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinë, ka folur për takimin që ka pasur me zv.ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar.

Ai ka zbuluar edhe transkriptën e kësaj bisede edhe pse fillimisht Dodik ka thënë që s’është për publikun.

Dodik ka treguar se ka pasur një bisedë jo të këndshme me diplomatin amerikan. Teksa ka lexuar transkriptën, Dodik ka cituar Escobarin teksa pretendon t’i ketë thënë “ Duhet t’iu them se sanksionet e reja në Ballkan nuk janë vetëm për ata që pengojnë progresin, por edhe për ata që përfitojnë nga një gjë e tillë”, shkruan N1.

Pas kësaj, Dodik ka shpërthyer në të shara.

“Të q**sha sanksionet. Unë vetëm po përballem me to. Nëse do të flasësh me mua, ndalo kërcënimet”, ka thënë Dodik.

Dodik ka thënë se i është përgjigjur qartë dhe prerë.

Dodik është në listën e zezë të DASH-it që nga 1 janari i vitit 2017 për obstruksione rreth Marrëveshjes së Dejtonit. Nga ajo kohë, sanksionet për liderin e serbëve të Bosnjës nuk janë hequr.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci