Një shpërthim i madh ka ndodhur në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në Tver.
Sipas raportimeve nga mediat ruse, thuhet se rreth 30 persona janë lënduar dhe dyshohet për një viktimë.
Ndërtesa ka marrë flakë sot rreth orës 11:08. Në vendin e ngjarjes janë nisur zjarrfikësit.
Puna e shpëtimtarëve është e vështirësuar nga erërat e forta. Është bllokuar qarkullimi në argjinaturën Afanasy Nikitin, ku ndodhet ndërtesa, poashtu linjat e autobusëve janë ndryshuar.
Sipas mediave ruse, njerëzit janë evakuuar, por ende nuk dihet nëse dikush është brenda.
В Твери загорелось здание НИИ-2 Минобороны.
По предварительным данным, пострадало около 30 человек, один человек погиб. В НИИ разрабатывались теории вооружения противовоздушной и воздушно-космической обороны. Огнем была охвачена площадь до 1000 квадратных метров. pic.twitter.com/ErvL3Kpvke
— SVTV NEWS (@svtv_news) April 21, 2022
