Të fundit

Erdogan thotë se planifikon t’i telefonojë Putinin dhe Zelenskyn për takim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të premten se po planifikonte të mbante telefonata me homologët e tij rusë dhe ukrainas në ditët në vijim, duke shtuar se ai shpresonte se telefonatat mund të çonin në një takim të liderëve në Turqi për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Anëtari i NATO-s, Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka lidhje të mira me të dyja dhe ka marrë një rol ndërmjetësues, raporton Reuters, transmeton Paparaci.

Ai ka pritur bisedime midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe negociatorëve nga të dy vendet në Stamboll, ndërsa ka bërë presion për një takim të liderëve.

“Ne nuk jemi pa shpresë”, u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

“Miqtë tanë do të kontaktojnë me ta sot, ne planifikojmë të mbajmë një telefonatë përsëri me (presidentin rus Vladimir) Putin dhe (presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky sot ose nesër”, tha ai.

“Me thirrjet, ne planifikojmë ta çojmë procesin në Stamboll në nivelin e udhëheqësve”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci