Të fundit

Lufta në Ukrainë, Turqia kritikon NATO-n

Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 58, me ofensivën ruse që është përqendruar në Donbas.

Ndërkohë që Rusia pretendon se po i përmbush qëllimet e saj në Ukrainë, ndërsa vendet anëtare të NATO-s po mbështesin Zelenskyn, Turqia vijon të jetë e gatshme të mirëpresë çdo raund negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës.

Madje, pas takimit që u mbajt në Turqi mes ministrave të Jashtëm të këtyre dy vendeve, vendi mikpritës ishte besimplotë se lufta nuk do të zgjaste shumë. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Për këtë arsye, Turqia ka kritikuar disa nga vendet e NATO-s, pa i specifikuar ato.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka theksuar për agjencinë shtetërore të lajmeve turke se “disa vende të NATO-s duan që lufta të vazhdojë, në mënyrë që Rusia të dobësohet. Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të NATO-s, është krijuar kjo përshtypje”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci