Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23.08 në zonën e Stolacit të Bosnje dhe Hercegovinës.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para.
Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.
Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.
Ndryshe, aktualisht nuk po raportohet për viktima ndërsa ka pak dëme materiale.
Sipas raportimeve të fundit dhe videove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.
Gjithashtu raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Zenicë, Trebinje, Bilecë, Stola dhe Lubinje.
U blizini Narodnog pozorišta u #Mostar nakon #potres pic.twitter.com/JltYkErITo
— Jabuka.tv (@jabukatv) April 22, 2022
