Nga Mostari vijnë informacione se disa objekte janë shembur fasada pas tërmetit që ndodhi rreth një orë më parë, raporton mediumi boshnjak Dnevni Avaz, transmeton Paparaci.
Tërmeti që goditi sonte Bosnjë dhe Hercegovinën në autostradën M17 shkaktoi rrëshqitje dheu.
Sipas mediave atje, një pjesë e shkëmbit përfundoi në rrugë, ndaj është bërë apek që të kihet kujdes.
Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë 5.2 ballë të shkallës Rihter, epiqendra ka qenë në jug të vendit dhe është ndjerë në të gjithë rajonin.
