Të fundit

Ndihmës sekretarja e SHBA viziton Kosovën

Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën.

Donfried, vizita e së cilës vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më herët, pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill  do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci