Të fundit

Njeriu i Vuçiqit kërkon takim me Macronin

Anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka uruar Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Francë, duke theksuar se ishte e pritshme duke pasur parasysh mbështetjen që ai gëzon, jo vetëm nga partitë politike në pushtet dhe opozita, por edhe nga populli, raporton mediumi boshnjak Dnevni Avaz, transmeton Paparaci.

“Deklarata juaj se do të qëndroni në mbrojtje të demokracisë është inkurajuese. Në lidhje me këtë, më lejoni t’ju kujtoj letrën time të datës 15 nëntor 2021, në të cilën ju propozova, në dritën e situatës aktuale politike në Republikën Sërpska dhe BeH, si dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Millorad Dodik në një letër, që e dërgoi në cilësinë e anëtarit të Presidencës së BeH.

Dodik deklaroi se ai ende beson se dialogu i drejtpërdrejtë dhe marrëveshja kompromisi, dhe jo akuzat e bëra përmes mediave apo duke bërë akuza jokonsistente, të njëanshme, janë e vetmja rrugë e drejtë për të zgjidhur të gjitha dilemat dhe mosmarrëveshjet ekzistuese.

“Në këtë takim shpreh synimin tim të sinqertë që të përpiqemi të gjejmë së bashku një zgjidhje kompromisi për të dalë nga situata e re në takim. Unë jam i hapur për një takim sa më shpejt në vendin që ju propozoni dhe jam i gatshëm që ai të jetë ose në një fushë neutrale sipas zgjedhjes suaj ose në një nga institucionet tuaja”, tha ai.

Njeriu i Vuçiqit shpreson se presidenti i Francës do të jetë në gjendje të pranojë takimin e propozuar dhe “është i bindur se takimi i ardhshëm do të jetë një hallkë kyçe për të kuptuar situatën aktuale në BeH, por edhe një shtysë shtesë për të mirën politike dhe marrëdhëniet ekonomike midis BiH dhe Francës”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci