Gazetari Vehbi Kajtazi dhe opinionisti Visar Ymeri duke folur për krizën brenda LDK-së, kanë thënë se kjo parti bashkë me PDK-në duhet të heqin dorë nga ideja e ruajtjes së votës.
Në emisionin VV Show, Kajtazi dhe Ymeri vlerësojnë se këto dy parti duhet të bëjnë përpjekje për të siguruar vota të reja.
“LDK-ja dhe PDK-ja duhet me heq dorë nga ideja e ruajtjes së votës, ose kthimit të elektoratit tradicional, ti duhet me ba vota të reja. Lej ato që t’kanë votu përpara se nuk janë më”, ka thënë Ymeri, teksa Kajtazi pati një metaforë.
“Më shumë jam nëpër të pame sesa nëpër dasma, se po ju vdes elektorati, kadal se janë disa të rinj. Ata duhet t’i tërheqësh, nuk janë atraktiv për elektoratit”, ka thënë Kajtazi.
