Të fundit

Ky është lideri i parë që e telefonoi Macronin pas fitores në zgjedhje

Kancelari gjerman Olaf Scholz është lideri i parë politik me të cilin presidenti francez Emmanuel Macron foli me telefon pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të së dielës, njoftoi Pallati Elysee.

“Votuesit tuaj kanë sinjalizuar gjithashtu një angazhim të fortë ndaj Europës sot. Më vjen mirë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!” shkroi Scholz në Twitter në një mesazh urimi për Macron.

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane konfirmuan se do të vazhdojnë të ushqejnë “marrëdhënie të ngushta” midis Gjermanisë dhe Francës, bazuar në besim, “ndër të tjera dhe duke pasur parasysh sfidat aktuale, siç është agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz dhe Macron ranë dakord të takohen sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar bashkërendimin për çështjet dypalëshe, ndërkombëtare dhe europiane.

Macron mundi Marine Le Pen me një shumicë solide në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe siguroi një mandat tjetër.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci