Të fundit

Putin: “Kontakti perëndimor” për të vrarë gazetarët rusë u prish

Komente interesante po dalin nga Kremlini pasditen e sotme, ku ka folur presidenti rus Vladimir Putin, shkruan Sky News, transmeton Paparaci.

Putin duket se akuzoi Perëndimin për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë, pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë ndaj një reporteri televiziv ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

“Ata kanë kaluar në terror – në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë.”

Më vonë, Rusia pretendoi se kishte arrestuar anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci