Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka sinjalizuar se ka besim të plotë në aftësinë e Ukrainës për të mundur Rusinë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Duke nisur bisedimet e mbrojtjes me më shumë se 40 vende, ai tha: “Rezistenca juaj ka sjellë frymëzim në botën e lirë”.
“Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe po ashtu të gjithë këtu”.
Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të ministrit të forcave të armatosura britanike, James Heappey, i cili më herët i tha Sky News se nuk është e pashmangshme që Rusia të marrë zona të rajonit të Donbasit.
Ai tha se ka “çdo mundësi që ukrainasit të mund të largojnë [trupat ruse]”.
