Të fundit

MPJD: Tani qarkullimi në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë po zhvillohet pa vonesa të gjata

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, gjatë ditës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare, “të cilat kanë konfirmuar se ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), që ka sjellë procedura shtesë të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për bashkatdhetarët tanë, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Martin Berishaj, së bashku me stafin e Ambasadës, vizitoi sot pikën kufitare Bajakovo, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që ishin në pritje”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci