Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.
LDK thotë se dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, thuhet në një postim të këtij subjekti politik në Facebook.
