Të fundit

Konfirmohet aksioni i Njësisë Speciale në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion policor në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën e Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Paparacin se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.

Ai shtoi se në një lokacion është kryer një bastisje, raporton Paparaci.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion”, tha ai.

Ndërkohë, që konfirmoi se dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës.

“Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, tha ai për Paparacin.

Mëngjesin e sotëm një njësi patrulluese është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci